Politike

20 Maj 2020, 20:51 Nga DOSJA

TIRANË– Aktori Artan Imami është përplasur sërish me gazëtarin Arian Çani. Të ftuar në studion e “Open”, pas disa debateve që patën, Imami u zbut përballë Çanit dhe i tha se e donte shumë e të mos ja merrte seriozisht fjalët.

Por pa kaluar as dy minuta, Imami filloi ‘të fryhej’ sërish dhe të thoshte se Çani duhet të kishte turp, që kishte deklaruar në studion e emisionit të tij se të gjithë ata që janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar, janë të shitur e të blerë. Kështu nisi sërish debati.

Pjesë nga debati

Artan Imami: Çani të dua shumë se e di se ti nuk m’i merr për ters…

Arian Çani: Po, jo more ç’të të marr për ters

Artan Imami: Po unë do të doja të ishit nja katër a pesë, se edhe aq s’më përballoni dot, sepse jam më pranë të vërtetës…..Si mund të flasë ai, pasi fola unë? Si mund të flasë, ja atij i qepet goja. I vjen turp për ato që ka thënë më parë. Sepse ka thënë në studio që ata që janë pro shembjes së Teatrit janë të shitur e të blerë, dhe turp t’i vijë

Arian Çani: Je duke luajtur shumë keq ti vëlla, po luan keq dhe publiku po të vëzhgon. Ti je actor por a dëgjon ndodnjëherë mendime

Artan Imami: Po, por dua të dëgjoj mendime tamam

Arian Çani: Ti mendon se je një njeri që meriton të dëgjosh mendime?

Artan Imami: Po…

Arian Çani: E di çfarë ka thënë ai miku yt Edi Rama? Ka thënë që të sinkronizosh atë që thua me mendimin…Unë s’dua të bëj sherr me ty sepse nuk është ky qëllimi

Artan Imami: As unë nuk dua

Arian Çani: Më lër njëherë të flas dhe pastaj kur të mabroj unë , më shaj prapë…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arian cani artan imami arian cani artan imami

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 19:50

TIRANË– Gazetari Arian Çani, dhe aktori Artan Imami janë përplasur teksa ishin të ftuar në studion e “Open”.Në momentin që Çani po fliste, Im...