Politike

Shembja e TK dhe ‘Zgjedhorja’ debat në Kuvend/ PS kundër SHBA për sistemin, Lleshaj mbron policët, Rama: Teatrin do e nd

21 Maj 2020, 06:44 Nga DOSJA
Shembja e TK dhe ‘Zgjedhorja’ debat në Kuvend/ PS kundër

TIRANË- Ishte parashikuar një seancë për raportimin e disa institucioneve të pavarura, por debati u fokusua tek çështjet më të rëndësishme të ditët. Deputetët e opozitës dhe maxhorancës janë përplasur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ishte deputeti Ralf Gjoni, i cili kërkoi një Komision Hetimor Parlamentar për të gjithë procedurën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai i bëri dhe një ftesë maxhroancës që të hetonin dhe ata, por hasi në rezistencë dhe Taulant Balla iu përgjigj duke thënë se ai nuk dinte asgjë për teatrin.

Në debat u përfshi dhe Sandër Lleshaj, i cili mbrojti efektivët e Policisë së Shtetit dhe u shpreh se të gjithë përgjegjësinë për dhunën duhet ta gjeni tek ai. Ishte sërish Gjoni që u përfshi në debate dhe me deputetë të tjerë të mazhorancës dhe kërkoi nga kolegët opozitarë që të bëheshin të gjithë bashkë kundër pushtetit.

Pasi çështja e Teatrit Kombëtar mes opozitës dhe maxhroancës duket se shteroi një tjetër temë që ngjalli debati ishte Reforma Zgjedhore. Opozita kërkoi edhe njeherë lista të hapura, por maxhoranca u shpreh kundër propozimit të SHBA për ndryshimin e sistemit.

Për të trazuar ujërat në Kuvend, i pranishëm ishte dhe Rama. Kryeministri në 45 minuta fjalim foli për gjithçka dhe ironizoi të gjithë. Iu përgjigj aktorëeve, opozitës, qytetarëve, duke thënë se është në kryer dhe i merr ai vendimet. Kreu i qeverisë dha dhe një lajm, ku u shpreh se do merret projekti i teatrit si ishte nisur nga arkitektet italian dhe do të ndërtohet, por jo në vendin që ishte.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 21 maj 2020 sherret ne kuvend edi rama seance plenare 21 maj 2020 sherret ne kuvend

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 20:51

TIRANË– Aktori Artan Imami është përplasur sërish me gazëtarin Arian Çani. Të ftuar në studion e “Open”, pas disa debateve që patë...