DOKUMENTI/ Kryemadhi, Malltezi e Çani i ‘nxjerrin bojë’ Ramës: Premtove rikonstruktimin e Teatrit Kombëtar, s’përmend
20 Maj 2020, 21:27Nga DOSJA
TIRANË– Anëtarët e Opozitës, Abi Malltezi e Monika Kryemadhi, bashkë me gazetarin Arian Çani kanë publikuar mbrëmjen e sotme një dokument, që sipas tij, kryeministri Edi Rama, në vitin 2013, ka deklaruar zyrtarisht dhe ka premtuar një rikonstruksion tërësor të Teatrit Kombëtar, dhe shembja nuk përmendet asgjëkundi.
“Programi i Edi Rames ne 2013 ku premton RIKONSTRUKSION TERESOR te Teatrit Kombetar sipas standardeve te BE. Europa Nostra nuk qenka sipas standardeve evropiane qe ka perkthy Rama. Standard i BE qenka dhuna ndaj atyre qe e mbrojne,”– shkruan Malltezi krah fotove.
Ndërsa Kryemadhi e publikoi dokumentin, teksa ishte e ftuar në emisionin “Byro Politike”.
“Në 2013 në programin e saj PS theksonte se do të rikonstruktonte Teatrin Kombëtar. Nuk ka njeri që është kundër teatrit të ri, pasi kemi qenë dhe kemi ngrirë së ftohti por është normale që nëse nuk jep karburant do të ngrish së ftohti, pse në shkolla nuk është ftohtë në kinema jo, por ajo që të vret është nxitimi që pati ky njeri,”- tha Kryemadhi,
Çani e publikoi dokumentin, teksa ishte i ftuar në emisionin “Open”. “Ja shikojeni, nuk ka asnjë fjalë shembje,”– tha Çani.
Ky dokument tregon mjaft qartë se planet e kryeministrit Edi Rama, për godinën e Teatrit Kombëtar, kanë qenë mjaft të qarta për një rikonstruktim, të paktën në letër. Ç’e bëri kryeministrin të ndryshonte mendje dhe ta shembte më 17 maj të këtij viti?
Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat. Opozita, aktivistët dhe artistë kanë zhvilluar dy protesta deri më tani dhe firmosën peticionin ku kërkuarn rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend dhe ashtu siç ishte.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Një tjetër përplasje u zhvillua,...
Politike20 Maj 2020, 20:51
TIRANË– Aktori Artan Imami është përplasur sërish me gazëtarin Arian Çani. Të ftuar në studion e “Open”, pas disa debateve që patë...
TIRANË– Gazetari Arian Çani dhe aktori Artan Imami janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Të ftuar në emisionin “Open”, teksa po diskutonin në lidh...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ka komentuar deklaratën që ka bërë ditën e shembjes së Teatrit Ko...
TIRANË – Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur të mërkurën se kryeministri Edi Rama prej 20 vitesh ka pasur në dorë fatet e zhvillimit të kryeqyte...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha për heshtjen e tij ndaj akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj....
Politike20 Maj 2020, 19:50
TIRANË– Gazetari Arian Çani, dhe aktori Artan Imami janë përplasur teksa ishin të ftuar në studion e “Open”.Në momentin që Çani po fliste, Im...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi në prag të çeljes së sezonit, ...