Bamir Topi: Edi Rama është autori i shkatërrimit të fizionomisë së kryeqytetit
20 Maj 2020, 19:58Nga DOSJA
TIRANË – Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur të mërkurën se kryeministri Edi Rama prej 20 vitesh ka pasur në dorë fatet e zhvillimit të kryeqytetit.
I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT, Topi theksoi se gjatë këtyre dekadave pamë sfumimin e memories historike të këtij qyteti, si dhe orientimin pa asnjë lloj fizionomie drejt betonizimit të tij.
Ai tha se Tirana nga një qytet urban, tani është kthyer gati-gati në një fjetore të madhe, duke i hapur rrugë lulzimit të ndërtimeve dhe bizneseve e shumë njerëzve pa asnjë lloj dëshire për Tiranën.
“Në cilësinë e një qytetari autokton, i cili është rritur me një memorie tjetër të qytetit, kam përpara gjithë këtë pamje që ka pas Tirana, që nga koha kur po prishej pazari i vjetër dhe po ndërtohej pallati i madh i kulturës, ndonëse se isha në moshë shumë të vogël”, tha ish-presidenti.
Topi, deklaroi se sa mban mend ai, qyteti në mënyrë krejt graduale filloi të shpërfytyrohej, por sipas tij, shpërfytyrimi i vërtetë i Tiranës ndodhi gjatë viteve të tranzicionit dhe padyshim një nga personazhet më përgjegjëse për një transformim të tillë, pra të shkatërrimit të fizionomisë së Tiranës është kryeministri aktual, Edi Rama.
“Unë jam shprehur para disa ditëve në vigjilje të prishjes së Teatrit Kombëtar dhe natyrisht e kam parandjerë se teatri do të shkonte deri në shkatërrim, sepse në politikë nuk mjafton të shohësh ngjarjen në ekstrem por duhet të hysh të shohësh personalitetin e individëve të pushtetshëm, në rastin konkret të kryeministrit Edi Rama. Unë kam parë tek ai një përpjekje titanike dhe konstante duke filluar që nga koha kur ai ishte një ministër i Kulturës dhe në vazhdimësi. Ai ka qenë jashtëzakonisht i vendosur që teatri të shembej për t’i hapur rrugë një teatri të ri. Kjo luftë ka qenë konstante, por herë shuhej dhe herë aktivizohej si puna asaj vatres së zjarrit dhe ja ku jemi tek e fundit, ai e vendosi dhe e shembi”, tha ai.
Sipas tij, ndarja e kategorive të grupimeve të interesave në Tiranë dhe në Durrës, pra ajo që s’ka ndodhur në Korçë ose në Gjirokastër, ka ndodhur pikërisht në zonën e aksit të metropolit Tiranë-Durrës.
Topi mendon se përqëndrimi i madh demografik dhe ardhja e grupimeve të mëdha të njerëzve me formim kulturor dhe edukatë të ndryshme urbane, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre ka ardhur nga zonat rurale, fare mirë mund të jetë kontigjent elektoral për partitë politike, por kurrësesi nuk mund të marrin në dorë fatin e ndryshimit të fizionomisë së kryeqytetit.
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha për heshtjen e tij ndaj akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj....
Politike20 Maj 2020, 19:50
TIRANË– Gazetari Arian Çani, dhe aktori Artan Imami janë përplasur teksa ishin të ftuar në studion e “Open”.Në momentin që Çani po fliste, Im...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi në prag të çeljes së sezonit, ...
TIRANË– Regjisori Edmond Budina është përplasur mbrëmjen e sotme me Artan Imamin, të cilin e quajti hajdut dhe bashkëpunëtorë në krim, në lidhje me shembje...
Deputeti Myslim Murrizi e lidh shembjen e Teatrit në 17 maj me marrëveshjen e tre viteve më parë mes Ramës dhe Bashës.Në studion e lajmeve në Ora News, Murrizi ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News ka folur ndër të tjera edhe për reformën në drejtësi.Meta tha se “ndo...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në “Aktualitet” që transmetohet në Fax News, tha se me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar është n...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar orën në të cilën u zgjodh që të shmebet Teatri Kombëtar. Në një lidhje me Skype, në emisionin ‘Aktualitet’, Meta ...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë “Bindja Demokratike” në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topallaj ka kërkuar procesverbalin e mbledhjes në të cilën ësh...