Sport

Iniesta zbulon pengun më të madh në karrierë, ka të bëjë me mikun e tij Leo Messi

20 Maj 2020, 21:08 Nga DOSJA
Iniesta zbulon pengun më të madh në karrierë, ka të

Andres Iniesta ka qenë një lojtar spektakolar te Barcelona, por me kalimin e viteve humbi goxha pikë prej moshës dhe u transferua në Japoni te Vissel Kobe. Së fundmi ai ka folur për gazetën “Ole”, për të cilën ka theksuar se ka një peng të madh në karrierë.

Ai mendon se mund të kishte fituar edhe më shumë te Barcelona. “Kemi fituar katër Champions, por duhet të kishim fituar më shumë, sepse Leo Messi ishte në atë skuadër. Mund ta bënim me skuadrën që kishim”, ka deklaruar mesfushori spanjoll.

I pyetur për mikun e tij argjentinas, i cili ka shkruar historinë në “Camp Nou”, Iniesta ka shtuar: “Është mbresëlënëse që vazhdon të befasojë pas kaq shumë vitesh. Nuk duhet të jetë e lehtë të jesh Leo çdo ditë. Duhet të kesh shumë personalitet”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport iniesta messi pengu iniesta messi pengu

Sondazh

Poll