Sport

Klopp shet tre lojtarë për të transferuar lojtarin e tij të preferuar në “Anfield”

20 Maj 2020, 19:33 Nga DOSJA
Klopp shet tre lojtarë për të transferuar lojtarin e tij të

Liverpool po e kërkon me ngulm sulmuesin e talentuar të Leipzig, Timo Werner. drejtuesit e klubit gjerman kanë një plan për ta financuar transferimin e gjermanit.

Trajneri Jurgen Klopp e do me çdo kusht lojtarin gjerman, i cili po zhvillon një super sezon në Bundesligë dhe kërkohet nga disa klube të mëdha europiane, mes të cilave edhe Bayern. Problemi kryesor i Liverpool-it është kriza ekonomike prej koronavirusit. Klubi nuk ka shumë buxhet për merkato.

Për ta shmangur këtë pengesë, klubi mund të shesë tre lojtarë si një sakrificë për gjermanin. Ata janë Xherdan Shaqiri, Harry Wilson dhe Marko Grujic dhe gjithsej vlejnë rreth 70 milionë sterlina.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp merkato werner klopp merkato werner

Sondazh

Poll