Sport

Ndodh edhe kështu, ylli i Premier League ul 30% të rrogës vetëm për t’u transferuar te Bayern

20 Maj 2020, 17:23 Nga DOSJA
Ndodh edhe kështu, ylli i Premier League ul 30% të rrogës

Leroy Sane nuk ka më dyshime. Sulmuesi i talentuar i Manchester City kërkon me ngulm të largohet nga Premier League për t’u transferuar te Bayern.

Gjermani mendon se në Mynih ka shanse reale për të fituar Champions League. Kontrata e tij aktuale me anglezët skadon në vitin 2021. Pra, Bayern pas një sezoni mund ta transferojë edhe me parametra zero dhe City nuk mund t’ia lejojë vetes këtë.

Sipas mediave gjermane, Sane është gati të reduktojë me 30% rrogën e tij aktuale. Bayern ka bërë gati për të fanellën me numrin 10, atë të legjendës së padiskutueshme të klubit, Arjen Robben. Kjo do të thotë se Coutinho nuk ka shans të blihet nga bavarezët.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern city sane bayern city sane

Sondazh

Poll