Politike

“Vetëm qorrat s’e kuptojnë”/ U prish Teatri, Murrizi shpjegon simbolikën e 17 majit: Mesazh që “jemi

20 Maj 2020, 19:32 Nga DOSJA
“Vetëm qorrat s’e kuptojnë”/ U prish Teatri, Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi e lidh shembjen e Teatrit në 17 maj me marrëveshjen e tre viteve më parë mes Ramës dhe Bashës.

Në studion e lajmeve në Ora News, Murrizi tha se prishja e Teatrit në 17 maj është një simbolikë që tregon se kanë qenë të marrë vesh për prishjen e Teatrit.

Myslim Murrizi: Edhe simbolika e prishjes në 17 maj është simbolikë që kanë qenë të marrë vesh si grup për ta prishur Teatrin. Është mesazh që jemi bashkë që prej nga 17 maji i 2017. Mund të prishej në 18, në 16, në 21. Marrëveshja e 17 majit dhe prishja e Teatrit në datë 17 maj vetëm qorrat nuk duan ta kuptojnë. Monika e tha, kush e pati dezhurnin e shkreta, se kjo nuk kishte qenë në turn roje.

Murrizi debatoi më gazetarin Bledian Koka edhe për pushtetin e Edi Ramës, për të cilin tha se iu dha frymë nga deputetet që qëndruan në parlament.

Bledian Koka: Ju i keni dhënë oksigjen Edi Ramës duke ndenjur aty. Ti për atë që ke bërë në 1990 nuk mund të rrish në një parlament me njerëz që nuk janë në nivelin tënd. Ti duhet të ikje zoti Murrizi.

Myslim Murrizi: Për çfarë duhet të iki?

Bledian Koka: Duhet të ikësh që mos i japësh oksigjen Edi Ramës.  

Myslim Murrizi: Po kujt ti jap oksigjen Kaç Islamit demokrat

Bledian Koka: A dmth më mirë Ramës se Kaç Islamit?

Myslim Murrizi: Jo jo sistemi do ti provojë të gjitha

Bledian Koka: Më mirë Kaç Islamit apo Edi Ramës?

Myslim Murrizi: Njëlloj janë për mua, të dy enveristë janë. Të dy pjellë kopil blloku.

Bledian Koka: Sapo the që më mirë Edi Ramës se Kaç Islamit.  Ti je nënkryetari i Parlamenti palaço.

Marrë nga Ora News.tv

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi shembet teatri kombetar myslim murrizi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll