Politike

Meta plas ‘bombën’: Shumë ambasadorë u bënë palë me maxhorancën për të kapur Reformën në Drejtësi

20 Maj 2020, 19:21 Nga DOSJA
Meta plas ‘bombën’: Shumë ambasadorë u bënë

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News ka folur ndër të tjera edhe për reformën në drejtësi.

Meta tha se “ndoshta jemi vendi i vetëm në botë që prej 3 vitesh nuk ka një gjykatë kushtetuese, pasi kjo i intereson vetëm qeverisë për të ushtruar pushtetin e saj kudo.

Reforma në drejtësi nisi si një arsye madhore për të rregulluar sistemin e drejtsise dhe tani kemi vetëm Ramaformë. Sot ajo reformë u devijua dhe këtu kanë përgjegjesi edhe faktori ndërkombëtar me disa ambasadorë në shqipëri.

15 kushtet e vëna nga Bashkimi Europian kanë të bëjnë me reformën në drejtësi edhe pse unë kam bërë përpjekje por shumë ambasadorë u bënë palë me mazhorancën për të kapur reformën në drejtësi.

Sa i përket situatës politike në vend Meta e sheh si një konflikt për të shmangur probleme që përballet kjo qeveri, gjithashtu edhe mungesën e transparencës në lidhje me vendimet e marra”.

Marrë nga Faxweb.al

(f.m/d0sja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shembja e teatrit kombëtar ilir meta shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll