Politike

Opozita në protestë për Teatrin/ SHBA, BE dhe Gjermania ‘zbarkojnë’ në Kryeministri, takim me Ramën (DETAJE)

20 Maj 2020, 15:04 Nga DOSJA
Opozita në protestë për Teatrin/ SHBA, BE dhe Gjermania

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Ramën.

Takimi u zhvillua në një kohë që vetëm pak metra larg Kryeministrisë po zhvillohej protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Teatrin. Pas takimit, asnjë prej diplomatëve të pranishëm nuk ka dhënë detaje lidhur me se çfarë është diskutuar. 

Ndërsa kryeministri, Edi Rama në një intervistë për “Euronews” është shprehur se ka qënë Reforma Zgjedhore “kryefjala”.

“Kemi qenë së bashku me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar,” – tha Rama.

Ky është takimi i tretë i Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama brenda një periudhe kohore të shkurtër, prej 5 ditësh. Megjithatë ende palët nuk kanë dhënë detaje zyrtare nga takimet mes tyre. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama yuri kim yuri kim takon ramen edi rama yuri kim yuri kim takon ramen

Sondazh

Poll