Politike

Rritja e tensioneve pas shembjes së TK, Meta therrët nesër opozitën në takim

20 Maj 2020, 14:22 Nga DOSJA
Rritja e tensioneve pas shembjes së TK, Meta therrët nesër

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim të gjithë krerët e partive politike që janë në opozitë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet nesër në Pallatin e Brigadave, ku do marrin pjesë Lulzim Basha dhe aleatët e tij të opozitës së bashkuar. 

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë mbledhje, por mësohet se diskutimet do të fokusohen në situatën e fundit politike, ku shembja e Teatrit Kombëtar ka risjellë edhe njëherë protesta e opozitës.

Nga ana tjetër opozita ka njoftuar se nuk odo të ketë më asnjë marrdhënie me maxhorancën dhe ka dalë nga tryeza e Reformës Zgjedhore, pasi akuzon PS-në se po minon procesin. 

Presidenti ditët e fundit ka nisur sërish akzuat kudnër qeverisë, që në momentin e nisjes së procedurave për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta mbledh opoziten opozita e bashkuar shembet teatri kombetar ilir meta ilir meta mbledh opoziten opozita e bashkuar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll