Bota

Pandmia e Covid-19/ Italia, konflikt me Bashkimin Europian për turistët

20 Maj 2020, 12:26 Nga DOSJA
Pandmia e Covid-19/ Italia, konflikt me Bashkimin Europian për

ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë ku numri i viktimave ka shkuar mbi  32 mijë, që prej fillimit të  shpërthimit.

Ndërkohë që situata e Covid-19 në Itali është drejt përmirësimit Italia kritikoi korridoret turistike që disa shtete si Greqia e Kroacia po negociojnë për të përfituar këtë verë nga paratë e turistëve të pasur.

Të gjitha vendet evropiane duhet të hapin kufijtë njëkohësisht. Nuk duhet të ketë korridore turizmi bazuar në marrëveshje bilaterale. Kjo sjellje e disa shteteve është e papranueshme dhe shkon kundër frymës së Evropës së bashkuar.”- u shpreh ministri Luigi di Maio.

Sipas mediave vendase janë zbuluar disa marrëveshje të shkëmbimit të turistëve që vetë Roma po negocionte për korridore turistike me Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën. Madje Italia premtonte heqje të karantinës së detyrueshme 14-ditore për turistët e huaj duke filluar nga 3 Qershori.

“Nuk dëshirojmë një garë se kush merr më tepër turistë në Evropë, por një koordinim transparent ku në radhë të parë nuk janë interesat e biznesit, por shëndeti i njerëzve tanë.  Është herët për të thënë në cilat shtete gjermanët kanë më shumë të gjasa të kalojnë pushimet pasi janë shumë parametra që duhet të merren parasysh.  Po bëhen përpjekje për të harmonizuar certifikatat shëndetësore që dëshmojnë se udhëtaret nuk janë të prekur nga COVID 19.”-  u shpreh Heiko Maas, ministri i jashtëm gjerman.

Burimi: euractiv.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll