Bota

Rekord rastesh të reja në Brazil/ Infektohen mbi 17 mijë persona dhe vdesin 1.179 pacientë nga Covid-19

20 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
Rekord rastesh të reja në Brazil/ Infektohen mbi 17 mijë persona

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi ku shifrat rriten ditë pas dite, duke bërë  që situata e Covid-19 të përkeqësohet jashtëzakonisht shumë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar të paktën 17,408 raste të reja të Covid-19. Gjithashtu edhe vdekjet janë rritur ndjeshëm. Teksa dje numri i viktimave ishte më pak se 1 mijë ditën e sotme në të gjithë territorin e Brazilit kanë vdekur të paktën 1,179 pacientë me koronavirus.

Deri më tani në Brazil numërohen të paktën 271.628 raste të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 17.971 që prej fillimit të shpërthimit.

Sipase zyrtarëve të spitalit është mësuar se mbi 85% e shtretërve të kujdesit intensiv në shtetet e Rio de Janeiro dhe Sao Paulo janë të tej mbushura me pacientë.

Ndërsa në rang global janë infektuar të paktën 5,002,247  persona, 325,172 viktima dhe 1,971,193 të shëruar nga Covid-19 deri ditën e sotme prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: BCC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll