Bota

Mediat italiane për TK: Simbol i artit dhe demokracisë, u shemb në befasi pa pasur mundësi reagimi

20 Maj 2020, 11:43 Nga DOSJA
Mediat italiane për TK: Simbol i artit dhe demokracisë, u shemb

ITALI-Media e madhe italiane “l’Espresso”, i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar. Në artikull thuhet se ndërsa në Itali po diskutohet hapja e kinemave dhe teatrove për shkak të pandemisë, në Tiranë Teatri Kombëtar u shemb nga fodroma, nën mbrojtjen e agjentëve të policisë të armatosur, në kohën kur vendi ishte i izoluar prej koronavirusit. “l’Espresso”, e quan Teatrin Kombëtar simbol të artit dhe kulturës ku bashkoheshin kujtimet e shumë artistëve.

Ja si përshkruhet Teatri në artikull:

Teatri ishte një ndërtesë e bukur e arkitekturës racionaliste, e ndërtuar në vitin 1940 nga arkitekti Giulio Berte. Ndërtesa kishte elegancë, ndërsa kujtonte periudhën e errësirës në raportet midis Shqipërisë dhe Italië, atëtë pushtimit fashist. Ishte kthyer në një vend ku bashkoheshin kujtimet e artistëve, një simbol arti dhe kulture.

Ndër rreshta, dënohet mënyra sesi u prish Teatri, natën,në mënyrë të befasishme dhe pa pasur mundësi për reagim, duke shkaktuar kështu revolt të madhe të artistëve, shoqërisë civile dhe shumë qytetarëve. Artikulli i ka bërë jehonë edhe protestave pas shembjes së Teatrit dhe kërkesës së arkitektëve, për rindërtimin e godinës, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Marrë nga l’Espresso

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota l'espresso shembja e teatrit kombëtar l'espresso shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll