Bota

Mrekulli / Foshnja e porsalindur afgane u mbijeton 2 plumbave në këmbë, i ati i vendos vajzës emrin e së nënës që vdiq n

20 Maj 2020, 10:19 Nga DOSJA
Mrekulli / Foshnja e porsalindur afgane u mbijeton 2 plumbave në

AFGANISTAN– Amina, është foshnja e porsalindur që ka mbijetuar pas sulmit në një maternitet në Afganistan.  Mësohet që  24  njerëz mes tyre 16 nëna, infermiere dhe të porsalindur mbetën të vdekur kur personat e armatosur hapën zjarr në një maternitet në Kabul një javë më parë.

Nëna e të porsalindurës, vdiq në sulm, ndërsa sëfundmi i ati i foshnjes ka folur për BBC për humbjen e bashkëshortes  dhe mbijetesën e vajzës së tij. Foshnja e cila u qëllua dy herë në këmbë gjatë sulmit, fatmirësisht ka arritur të mbijetojë. Për këtë shkak i ati i ka i ndryshoi emrin Aminës, duke i vendosur emrin e së nënës së saj Nazian, e cila nuk i mbijetoi sulmit.

Mediat e huaja shkruajnë se foshnja e mbijetuar, ka lindur tre orë para se të niste sulmi. Megjithatë këmba e djathtë e vogëlushes, ishte totalisht e copëtuar, por fatmirësisht mjekët e operuan dhe arritën ta mbanin në jetë. Aktualisht e mitura ndodhet në spitalin për fëmijë, “Indira Ganthi”, në Kabul.

 “Ne bëmë gjithçka mundëm për Nazian, ndihemi optimistë se ajo mund të ecë kur të rritet. Por për të qëllosh një foshnjë tre orë pasi ka lindur, kjo është ç’njerëzore. Të gjithë jemi të tronditur.- u shpreh doktor Noor ul-Haq Yousafzai.

Ndër të tjera thuhet se 3 sulmues, të dyshuar anëtarë të grupit terrorist ISIS, hynë në ndërtesën e kryeqytetit afgan të veshur si policë, para se të hapnin zjarr me kallashnikovë dhe granata të martën, duke vrarë mes të tjerëve nena, infermiere dhe foshje. Të paktën dy nga viktimat ishin të porsalindur. Sulmuesit më vonë u vranë nga forcat e sigurisë. Një nga foshnjet kishte lindur vetëm disa orë para sulmit, dhe arriti të mbijetonte pasi doktorët operuan këmbën e tij të shkatërruar nga plumbi.

Nëna e saj, Nazia, vdiq gjatë sulmit dhe i ati i të porsalindurës i vendosi kësaj të fundit emrin e nënës së saj.

“Kemi riparuar frakturën e Nazias kështu që ajo do të mund të ecë kur të rritet. Por të shikosh një të porsalindur të qëllohet dy herë me armë, është shokuese, çnjerëzore.”- Doktori Noor ul-Haq Yousafzai, drejtor i spitalit.

Ky sulm në spitalin kombëtar Barchi ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Në momentin e bastisjes në spital, 26 nëna gjendeshin aty, sipas grupit Doktorët pa Kufij, njëmbëdhjetë prej të cilave u vranë.

Një infermiere që foli me rrjetin AFP tha se kur ranë sirenat gratë u mblodhën në dhomën e sigurisë. Një prej tyre kishte nisur të lindte.

Ne e ndihmuam atë me duar të zhveshura, nuk kishim agjë në dhomë përveç letrës higjenike dhe shamive tona të kokës.”- thotë ajo. Ndërkohë ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin por SHBA ka fajësuar ISIS.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afganistan amina nazian afganistan amina nazian

Sondazh

Poll