Bota

Zgjat pa afat kontrollin kufitar për dëbimin e migrantëve, përgjigjia e Donald Trump për rihapjen e vendit pas Covid-19

20 Maj 2020, 10:50 Nga DOSJA
Zgjat pa afat kontrollin kufitar për dëbimin e migrantëve,

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër  vendet më të goditura nga koronavirusi, ku numri i viktimave po shkon afro 100 mijë viktima. Ndërkohë Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar një zgjatje të pacaktuar që lejon kontrollin kufitar për dëbimin e  migrantëve pa dokumente, teksa ka përmendur edhe  shqetësimet e shëndetit publik në kohën e pandemisë së  Covid-19.

Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rinovoi urdhrin e mëparshëm, i cili lejonte agjentët e kufirit të kthenin migrantët pa dokumente në vendin e tyre të origjinës.

Trump është përpjekur të kufizojë mekanizmin e procedurave për migrantët pa dokumente që mbërrijnë në SHBA nga Meksika dhe që kërkojnë azil.

Sipas urdhrit të CDC, autoritetet e shëndetit publik nuk kanë aftësinë për të monitoruar migrantët pa dokumente dhe ekziston pasiguri që të huajt të jenë në gjendje të vetë izolohen ose të respektojnë udhëzimet ekzistuese për distancën shoqërore nëse lihen të lirë.

Sipas mediave të huaja është raportuar se deri në fundjavë  të 50 shtetet do të kenë ndërmarrë të paktën disa hapa për të rihapur vendin dhe ekonomitë pasi vendi ndalet duke u përpjekur për të ndaluar virusin dhe  po përpiqet të mësojë të jetojë me të, të paktën derisa të gjendet një vaksinë ose ilaç kundër koronavirusit.  Ndërkohë Presidenti ofron këshilla se si të shtetet të hapen në mënyrë të sigurt, duke fuqizuar zyrtarët e tij të shëndetit publik.

Në vend të kësaj, Trump është duke minuar praktikat më të mira të qeverisë së tij duke e provuar ilaçin “hidroksilkolina”, duke diskredituar studimet që zbuluan se nuk është efektive në luftën kundër Covid-19 dhe refuzon të mbajë  një maskë siç rekomandohet nga ekspertët e tij të shëndetit.

Tashmë Trump po ngre komplot dhe po nxit qëllimisht përplasje,  që copëtojnë Unitetin Kombëtar, një prej organeve më të nevojshëm për të menaxhuar një krizë kaq të tmerrshme.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll