Sport

FOTO/“Mirëserdhe raketa e vogël” klubi gjerman uron futbollistin shqiptar pasi u bë baba për herë të parë

19 Maj 2020, 15:43 Nga DOSJA

GJERMANI- Futbollisti i Werder Bremen dhe i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica është bërë baba për herë të parë. Lojtari e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram. Ditën e hënë Rashica luajti kundër Bayern Leverkusen për kampionat, ndërsa ditën e sotme ai e ka publikuar këtë gëzim bashkë me ndjekësit e tij. Partnerja e lojtarit Belkiz Kera solli në jetë djalin të cilën e quajtën Tian.

Në profilin e Rashicës shihen edhe komentet që i janë bërë nga Granit Xhaka dhe Valon Berisha të cilët e urojnë Milot Rashicën. Edhe klubi ku luan Milot Rashica, e ka uruar çiftin.Klubi gjerman gjithashtu ka pagëzuar Tianin me emrin “Raketa e Vogël”, pasi Miloti tashmë njihet me nofkën “Raketa”.

 

 

 

??? Herzlich willkommen, kleine Rakete!? Und Herzlichen Glückwunsch @milotrashica7 & @belkiz_kera! _______ #werder #bremen #svw #rashica #Repost @milotrashica7 Dream big, little boy ??

A post shared by SV Werder Bremen (@werderbremen) on

“Mirëseerdhe raketa e vogël. Urime Milotit dhe Belkizit” – ka shkruar faqja zyrtare e Werder Bremenit në ‘Instagram’.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belkiz kera milot rashica werder bremen belkiz kera milot rashica werder bremen

Sondazh

Poll