Sport

Lotito dhe Tare debatojnë me futbollistët, u kërkon të sakrifikojnë nga pagat e sezonit aktual

19 Maj 2020, 15:03 Nga DOSJA
Lotito dhe Tare debatojnë me futbollistët, u kërkon të

ITALI-Komiteti Teknik Shkencor në Itali pritet të japë sot një vendim në lidhje me protokollin e dorëzuar nga Federata Italiane e Futbollit, për të përcaktuar nëse do të mund të çohet deri në fund sezoni 2019-2020 apo do të ndalet për të mos u përfunduar kurrë.

E ndërkohë që dyshimet mbi vazhdimin ose jo të kampionatit sa vjen e shtohen, shumë presidentë janë vënë në lëvizje për të negociuar çështjen e pagave me lojtarët, ndërsa pasditen e djeshme ka qenë bosi i Lazios, Lotito, që është përballur me futbollistët e tij.

Mediat romane bëjnë me dije se rreth orës 18:30 futbollistët kanë debatuar përreth dy orë me presidentin Lotito dhe drejtorin e klubit Igli Tare dhe në momente të caktuara ka pasur edhe ngritje të toneve, ndërsa ende nuk ka pasur një vendim sa u përket pagave.

Propozimi i Lotitos ka qenë ndërprerja e pagës së muajit mars dhe pagesa e pagës së prillit vetëm gjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa mësohet se një pjesë e mirë e futbollistëve janë shprehur kundër kësaj ideje.

Bardhekaltrit kanë mbetur të befasuar nga takimi i djeshëm, sepse Lotito gjithmonë ka bërë apel për vijimin e kampionatit dhe asnjëherë nuk e ka marrë në konsideratë ndërprerjen e pagave, por duket se tani edhe bosi lacial po mendon opsione si të kursejë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport claudio lotito igli tare lazio claudio lotito igli tare lazio

Sondazh

Poll