Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Durrës e Krujë, ja për çfarë akuzohen

20 Maj 2020, 07:38 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të ndaluarit janë një 46-vjeçar me inciale G.D., banues në Sukth dhe një 32-vjeçar banues në fshatin picrrakë të Krujës.

Sipas policisë, G.D. është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Durrësit për ‘Goditje për shkak të detyrës. Ndërsa ndaj G.K., Gjykata e Apelit të Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Kultivim të lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: G. D., 46 vjeç, banues në Sukth, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet ne durres trafik droge arrestimet ne durres trafik droge

Sondazh

Poll