Aktualitet

Arrestimi i aktivistëve për protestën kundër shembjes së TK, LVV: Të lirohen, shpresojmë që të mos jetë hakmarrje kund

20 Maj 2020, 07:51 Nga DOSJA
Arrestimi i aktivistëve për protestën kundër shembjes

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për arrestimin e aktivistëve në Shqipëri. Në një reagim për mediat Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e të gjithë aktivistët e arrestuar në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Mes të arrestuesve është dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri Boiken Abazi, për të cilin kjo parti shkruan se është një aktivist me një konstribut të rëndësishëm dhe shpresojnë që prangosja e tij të mos jetë një hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiçin.

REAGIMI I PLOTË

Lironi mbrojtësit e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë! Edhe sot po vazhdojnë të mbahen të burgosur disa nga protestuesit që kundërshtuan rrënimin e Teatrit Kombëtar nga Qeveria dhe Bashkia në Tiranë, mes tyre dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri Boiken Abazi. Boiken Abazi përveç kontributit të tij si aktivist i rëndësishëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE! shquhet edhe si qytetar i kulturuar e intelektual i angazhuar. Ndalimi i tij shpresojmë të mos jetë hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiqin. Vuçiqi mund të jetë mik individual i dikujt, por ai nuk mund të jetë kurrë mik i shqiptarëve, për shkak të historisë e politikës që ai përfaqëson. Ndërtesa e Teatrit ishte vlerë e dashur për qytetarët, shkatërrimi i saj ishte barbari e paqytetëruar. Protestuesit ishin paqësorë, prishja e Teatrit ishte brutale. Ata po mbahen pa arsyetim dhe me urdhër të prerë politik. Përgjegjësit politikë atje duket qartazi se po dëshirojnë ta bllokojnë shprehjen qytetare në formë proteste dhe pjesëmarrjen publike me argumente në kundërshtimin e rrënimit të Teatrit Kombëtar. Mirëpo çdo përpjekje për ta ndaluar protestën qytetare me burgosje është e dëshmuar që vetëm e rrit protestën dhe rezistencën.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë së Republikës së Shqipërisë që të ruajnë integritetin duke mos e vijuar më tej këtë burgim politik të protestuesve si dhe të nisin hetimet për rrënuesit e Teatrit Kombëtar dhe ata që ushtruan dhunë mbi protestuesit, për shkelësit e vërtetë të Kushtetutës të ligjeve në fuqi, e të procedurave demokratike dhe transparencës, sa i përket vendimmarrjes. Duket sikur demokracia mezi po mbahet në Shqipëri. Por demokracia është aftësia e qytetarëve për t’i befasuar pushtetarët, e nuk është spektakli i propagandës së pushtetit, që ua ledhaton mjekrat atyre. Ata që kanë besuar se pushteti i tyre është i pakufishëm, dhe se mund të shkelin e të përjashtojnë grupet shoqërore duke i etiketuar si pakica, përfundojnë të zhgënjyer. Duhet liruar Boiken Abazi, duhen liruar protestuesit dhe të mbahen përgjegjës rrënuesit, që të mos rrënohet e gjitha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet boiken abazi lëvizja vetëvendosje shembet teatri kombetar te arrestuarit per protesten boiken abazi lëvizja vetëvendosje shembet teatri kombetar te arrestuarit per protesten

Sondazh

Poll