Aktualitet

Gjykata merr vendimin, lirohet Boiken Abazi dhe 6 aktivistë të tjerë. “Arrest në shtëpi” vetëm për Erik Mërtirin

20 Maj 2020, 07:30 Nga DOSJA
Gjykata merr vendimin, lirohet Boiken Abazi dhe 6 aktivistë të

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për të arrestuarit në protestën e të dielës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në përfundim të seancës janë dhënë masat e sigurisë  “detyrim paraqitje” për  Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj. Ndërkohë që masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë vetëm për Erik Mertirin.

Aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar sot që prej mengjësit dhe kanë pritur para gjykatës deri kur është marrë vendimi për të gjithë të arrestuarit. 

Të gjithë këta aktivistë janë arrestuar të dielën pas përplasjes me policinë dhe nuk mungoi as dhuna, e cila është dënuar nga opozita dhe organizata të ndryshme, por nga qeveria është justifikuar çdo zgjedhje e forcave të rendit.

Nga ana tjetër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në solidaritet të të ndaluarve tek dera e gjykatës. Kësaj thirrje u janë përgjigjur dhjetara qytetarë, të cilët mbajnë në duar pankarta dhe bëjnë thirrje “Lironi aktivistët”.

Ndërkohë sot në orën 17:30 do të ketë një protestë tjetër para Teatrit Kombëtar, po ashtu ka nisur një firmosja e një peticioni online ku kërkohet rindërtimi i godinës ashtu siç ishte më parë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar te arrestuarit e protestes shembet teatri kombetar te arrestuarit e protestes

Sondazh

Poll