Aktualitet

“S’kemi marrë shpërblimet”/ Mjekët e spitalit të Durrësit në protestë: Po na bëjnë presion, e kanë marrë vetëm

20 Maj 2020, 07:34 Nga DOSJA
“S’kemi marrë shpërblimet”/ Mjekët e spitalit

Durrës- Bluzat e bardha të repartit të Epidemiologjisë të spitalit të Durrësit janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria për mjekët e vijës së parë në përballjen me Covid-19. Ata kërkojnë të marrin pagesat dhe për orët shtesë që kanë punuar në këtë kohë pandemie.

Kryetari i Konfederatës së mjekëve në qytetin e Durrësit, Zija Alhysa tha për ABC News se urdhrat e ministres dhe të qeverisë nuk zbatohen. Ai theksoi se shpërblimin e kanë marrë vetëm miqtë e drejtoreshës së spitalit dhe se mjekëve u bëhet presion që të mos dalin në protestë.

“Kemi urdhrin e ministres dhe të qeverisë të cilat nuk zbatohen fare. Deri tani asnjë person nuk ka marrë asnjë shpërblim të premtuar. Kemi bërë nga 60 orë në javë dhe asgjë s’kemi marrë. Ky është muaji i tretë që punojmë në këtë situatë, dhe kanë marrë vetëm miqtë e drejtoreshës. Ne kishim lajmëruar për protestë por personeli ka frikë dhe kanë presion se i pushojnë nga puna. Edhe shefi i epidemiologjisë nuk ka dalë këtu se i bëjnë presion. Ne kemi lënë afat për 3 ditë që të na japin përgjigje dhe më pas do ndërpresim punën, nuk kemi ku shkojmë tjetër. Kemi kërkuar transparencë dhe na janë përgjigjur me arrogancë dhe mospërfillje. Unë e di detyrën time, kur ka situatë epidemie dhe vatra infeksioni duhet të jemi në krye edhe pa qenë drejtoresha fare por drejtoresha e ka ç’organizuar punën”, u shpreh ai.

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se infermierët dhe mjekët do të marrin edhe 1000 euro bonus në muaj gjatë kohës së Covid-19, ndërsa shoferët e ambulancave dhe sanitaret, nga 500 euro bonus. Më herët janë ngritur në protestë edhe  infermierët dhe mjekët e Urgjencës së Lezhës, të cilët deklaruan se nuk kanë marrë asnjë shpërblim. Nuk mungoi edhe një reagim i Ramës, i cili u shpreh se  shpërblimin do ta përfitojnë të gjithë ata që do të trajtojnë të infektuarit me koronavirus, jo mjekët e tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjekët dhe infermierët në protestë viktimat e covid ne shqiperi mjekët dhe infermierët në protestë viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll