Aktualitet

Aksident në Bulqizë, “Benz”-i del nga rruga, plagoset 33-vjeçari, transportohet me helikopter drejt Traumës (EMRI)

20 Maj 2020, 07:15 Nga DOSJA
Aksident në Bulqizë, “Benz”-i del nga rruga, plagoset

Bulqizë– Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Strikçan të Bulqizës, ku një mjet  tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesit i mjetit.  Makina ka përfunduar përmbys në rrugë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është plagosur  Elton Neziri, 33 vjeç dhe i cili është tranportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kanë qenë banorët e rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë të riut, të cilin e kanë dërguar në spital me një mjet privat.

“Dëgjova zhurmën, pashë që doli tymi, e nxorën ne nga makina. U transportua drejt spitalit me një makinë private, nuk e dimë si është tani”, është shprehur një banor i zonës.

Nuk dihen shumë detaje për aksidentin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bulqize aksident ne bulqize

Sondazh

Poll