Aktualitet

Operacion anti-drogë në disa qytete, arrestohen 19 persona, mes tyre vëllai i kreut të Bashkisë së Fushë-Arrëzit dhe 2 p

20 Maj 2020, 07:08 Nga DOSJA
Operacion anti-drogë në disa qytete, arrestohen 19 persona, mes tyre

TIRANË– Një operacion anti-kanabis është finalizuar sot nga Policia. Operacioni ka nisur që në vitin 2018, ku ka nisur dhe hetimi për të dyshuarit e parë dhe sot janë prangosur 19 persona. Sipas informacioneve mësohet se forca të shumta policie kanë nisur një operacion sot të koduar “Shënmeri 2020” dhe kanë sekuestruar një sasi droge dhe armë.

Bashëpunëtorët të  grupit krimial të drogës që drejtohej nga Kreshnik Murataj ishin edhe punonjësit e Policinë, Arben Kalaja dhe Ramiz Cena. Arben Kalaja, i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit të Kukësit është shkarkuar nga detyra.  Kalaja së fundmi ka pasur një post në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Punonjësi tjetër i policisë është Ramiz Cena,  i cili nuk bënte kontrolle në parcela me kanabis të Muratajt.  Po ashtu në prangat ka rënë dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Arben Tuci.

Uniformat blu mësohet se kanë më shumë se dy vite që po hetojnë dhe sot është zhvilluar operacioni blic. Prej ditësh forcat e rendit kanë nisur një operacion kundër drogës, pasi ka shumë informacioneve që ka nisur kultivimi i kanabisit në masë. Edhe më herët Policia ka njoftuar për aksione anti-kanabis, ku nuk kanë munguar as arrestimet. Vetëm pak ditë më parë u sekuestruan mijëra fara kanabisi, të cilat ishin nisur nga Spanja dhe do mbilleshin në Shqipëri. Ndërkohë sot në mëngjes, forcat e rendit ishin dhe në Krujë ku kanë arrestuar një qytetar pasi kishte mbjellë në banesa kanabis në kubikë. 

(A.B. J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-droge ne shqiperi arben kalaja arben tuci kreshnik murataj pal përgjegja policia aksion blic ramiz cena sali kovaçi aksioni anti-droge ne shqiperi arben kalaja arben tuci kreshnik murataj pal përgjegja policia aksion blic ramiz cena sali kovaçi

Sondazh

Poll