Aktualitet

COVID-19/ Rritet ndjeshëm kurba e të infektuarve, 15 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

20 Maj 2020, 06:38 Nga DOSJA
COVID-19/ Rritet ndjeshëm kurba e të infektuarve, 15 raste të

Shqipëri- Rritet sërish kurba e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 15 persona, duke shkuar kështu në  964 numri total i të prekurve.

Harta është zgjeruar me 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.  Në spitalin Infektiv ndodhen 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa në total janë  175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ndërkohë 79% e të  prekuve janë shëruar. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë dhe numri total i viktimave është 31.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 9 nga 13 personat e infektuar në Durrës janë punonjës të një fasonerie. Pra, fasoneritë në Durrës janë ende vatra “të nxehta” infeksioni.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adela vasili koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi adela vasili koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll