U dhunua pasi po mbronte ish-deputeten, Alfred Lela tregon gjestin e veçantë të policit që e shoqëroi: E pa që më kishin
19 Maj 2020, 20:41Nga DOSJA
Gazetari Alfred Lela ka deklaruar në emisionin “Provokacija” në Abc Neës se deklarata e bërë sot nga kryeministri duke mohuar dhunën e efektivëve të policisë, e ka “dhunuar” atë për së dyti.
Lela tha se ka dëgjuar se në protestë kishte edhe mercenarë dhe jo të gjithë personat e veshur si policë ishin efektivë policie.
“Kryeministri më dhunoi për së dyti me ato pallavra që nxori nga goja. Të thuash se policët po kalonin në trupin e gazetarit për të kapur ata që po prishnin rendin. Nuk e di mund ta thoshte ai, Erdogani dhe Trump. Kam dëgjuar që aty ka pas edhe mercenarë”, tha Lela.
Ai kujtoi momentet e dhunës, por veçoi edhe një moment të veçantë, nga një efektiv policie me një sjellje mjaft njerëzore që tentoi t’i lironte prangën që po e shtrëngonte rrugës për në komisariat.
“Kam qëndruar para teatrit për disa minuta dhe më kanë parë aq shumë policë sa besoj se njëri prej tyre do më ketë njohur. Nëse do isha shoqëruar në mënyrën e duhur nuk do mund të bëja asnjë ankimim.
Kalimi im u mor si cenim i hapësirës policore. Sikur të më kishin marrë në mënyrë civile unë nuk do ankohesha. Nuk është parë një pjesë e dhunës sepse ata krijuan një lloj tunel. Ai që më mbante këmbën në qafë po godiste pas koke.
Policët më mbajtën aty dhe nuk po gjenin dot prangat. Kur ika në Komisariat, një polic, një djalë i ri e pa që më ishin shtrënguar dhe deshi të më lironte prangën. Prandaj them se blutë nuk janë të gjithë si ata”, deklaroi ai.
TIRANË- Dy analistët, Carlo Bollino dhe Andi Bushati janë përplasur në studion e “Open” lidhur me procedurat që janë ndjekur para prishjes së godinës së Te...
TIRANË– Arkitekti Astrit Seranaj është përplasur me analistin Carlo Bollino për mënyrën sesi u shemb Teatri Kombëtar. Mes të dyve ka nisur një debat ...
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Open”, është përplasur me arkitektin Astrit Seranaj për prishjen e godinës së Tea...
TIRANË– Boiken Abazi, kryetari i Vetëvendosjes në Shqipëri, i cili ndodhet pas hekurave, pasi u vu në pranga gjatë prostetës kundër shembjes së Teatrit Kom...
TIRANË- Aktivisti Gjergj Bojaxhi, të martën është shprehur se prishja e Teatrit Kombëtar me shumë gjasa ka ndodhur për shkak të ndërtimit të kullave që jan...
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Open”, ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.E pyetur nga moderator...
SHKODËR – “Stop” është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka grua...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka folur për reagimin e ndërkombëtarëve pas prishjes së Teatrit Kombëtar, dy ditë më parë.Në fjalën e tij në studion e ...
Kjo është historia e trishtë e Hafiz Sabri Koçit, kryetari i parë i KMSH pas rënies së komunizmit, një prej besimtarëve myslimanë, i rritur jetim që luft...