Aktualitet

‘Jam pa fjalë! Ia ke rritur shumë çmimin gënjeshtrës’/ Plas keq në studio, Bollino nxjerr dokumentin për proj

19 Maj 2020, 20:27 Nga DOSJA
‘Jam pa fjalë! Ia ke rritur shumë çmimin

TIRANË- Dy analistët, Carlo Bollino dhe Andi Bushati janë përplasur në studion e “Open” lidhur me procedurat që janë ndjekur para prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Bollino tha se Bashkia kishte hapur një garë për ndërtimin e Teatrit, ndërkohë që Bushati u shpreh se vetë arkitekti Bjarke Ingels ka treguar se ka qënë kryeministri Edi Ram ai që e ka ftuar.

Më tej, debati ka përshkallëzuar në fyerje personale, ku Bushati nuk i ka kursyer akuzat ndaj kolegut të tij në studio.

DEBATI NË STUDIO:  

Andi Bushati: Nuk kanë më të drejtë që ta bëjmë me Bjerken. Shikoni çfarë zinxhiri kanë me talljen. Ka një abuzim me ligjin dhe një tallje me publikun. Për mua ka krim të hapur shtetëror.

Carlo Bollino: Më 22 korrik është bërë thirrje me kushtin që nuk kemi para por tokë.  

Andi Bushati: Po gënjen. Atë e marr e gris unë. Në 2016 Bjarke Ingels tha se mua më thirri Rama. Poshtëria më e madhe është kur bëni si UFO dhe nuk ndiqni faktet

Carlo Bollino: Ju pretendoni se nuk është bërë thirrje publike

Andi Bushati: Po është gënjeshtër

Carlo Bollino: Ky është momenti kur Bjarke Ingels konkretizohet si ide bashkë me Fushën

Andi Bushati: Dmth kur sheh Zani Caushin me papjon, thua është djalë zotëri? Pra bënë thirrje publike pasi e kishin vendosur? Është qesharake o Carlo. Duhet të kesh një hall të madh që të flasësh kështu si ti.

Carlo Bollino: Ju u urreni faktet, unë nuk jam selektiv.

Andi Bushati: Je selektiv kur merr dhe kur jo kur flet

Carlo Bollino: Ma trego çfarë kam marrë unë?

Andi Bushati: Po unë të them fakt t’i më thua gënjen. Nuk ke pasur guxim që të etiketosh shembjen.

Carlo Bollino: Unë nuk gënjej, mund të gaboj por nuk gënjej. Bjarke Ingels iku dhe nuk merr asnjë lekë. Iku nga Shqipëria. Nuk ma ka thënë Veliaj por ekspertë tek Bashkia. Do bëhet një tender në qershor dhe arkitekt do të jetë dikush tjetër. Ingels është paguar, Fusha ia ka falur bashkisë. Në bazë të projektit do të jetë çmimi përfundimtar. Bashkia në tetor, nëntor do të publikohet projekti

Andi Bushati: Carlo, komplimente. Ke merituar gjithçka që ke marrë nga gjithë ata që të bësojnë. Jam pa fjalë! Ia ke rritur shumë çmimin gënjeshtrës, duke nisur që nga zyra e Anastas Angjelit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati carlo bollino andi bushati carlo bollino

Sondazh

Poll