Aktualitet

Kultivonin rreth 3 mijë rrënjë kanabisi me vlerë 2 mln paund/ Arrestohen shqiptarët në Britani (EMRAT)

19 Maj 2020, 21:13 Nga DOSJA
Kultivonin rreth 3 mijë rrënjë kanabisi me vlerë 2 mln

BRITANI– Dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme janë paraqitur në Gjykatën mbretërore në Chelmsford, ku dhe kanë pranuar se janë pjesë u kultivimit të 3000 rrënjëve të kanabisit.

Mediat e huaja kanë raportuar se bëhet fjalë për Emiljan Gjura, 31 vjeç dhe Ermir Reshiti, 35 vjeç, të cilët u arrestuan në Rrugën Grainger 20 prill, pasi policia  ka gjetur bimët, vlera e të cilave shkonte më shumë se 2 milion paund. Mësohet se fermat e kanabisit ishte vendosur vetëm rreth 300 metra larg stacionit të afërt të policisë.

Gjura dhe Reshiti kishin jetuar në ndërtesën industriale, ku kultivohej kanabisi. Në Gjykatë u tha se Reshiti kishte arritur në Mbretërinë e Bashkuar rreth pesë muaj më parë dhe kishte punuar në fermën e drogës për një muaj. Bëhet me dije se i kishte shkuar në Britani duke kërkuar punë për të ndihmuar gruan dhe vajzën e tij në Shqipëri, por ishte “shfrytëzuar” përmes statusit të tij të emigrantit.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit të  dy burrat u shfaqën përmes lidhjes video dhe folën vetëm për të konfirmuar emrat e tyre. Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 qershor, dhe deri atëherë ata do të shkojnë në paraburgim.

Burimi:leightimes.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljan gjura ermir reshiti emiljan gjura ermir reshiti

Sondazh

Poll