Aktualitet

‘Përdorët të njëjtin material edhe tek TOB’/ Arkitekti sherr me ministren në studio, Seranaj: Do shihemi në Pr

19 Maj 2020, 20:03 Nga DOSJA
‘Përdorët të njëjtin material edhe tek TOB’/

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Open”, është përplasur me arkitektin Astrit Seranaj për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, Seranaj tha se i njëjti material që ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, u përdor edhe tek Teatri i Operas dhe Baletit, ndërsa ministrja e ka mohuar diçka të tillë.

DEBATI NË STUDIO:

Astrit Seranaj: Keni përdorur të njëjtin material si tek Teatri Kombëtar tek ai i Operas dhe Baletit.

Elva Margariti: Nuk është e vërtetë, populiti është material krejt tjetër. Më vjen keq që ngatërroni materialin e vitit të parë të shkollës së arkitekturës. Me shumë kënaqësi iu ftoj që të vini në nesër dhe t’ju bëj një tur për ta barë vetë materialin që është përdorur akustikën hyrëse. Zonja Eni më pas do t’ju flas dhe do t’jua shpjegoj populitin njësoj si t’ja shpjegoja vajzës time.

Astrit Seranaj: I kemi parë kollonat me beton. Bashkë do të shihemi në prokurori.

Elva Margariti: Ëhë, se mua më dolën me kashtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit seranaj elva margariti shembet teatri kombetar astrit seranaj elva margariti shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll