Bojaxhi: Ndërtimi i kullave, shembi Teatrin Kombëtar
19 Maj 2020, 19:52Nga DOSJA
TIRANË- Aktivisti Gjergj Bojaxhi, të martën është shprehur se prishja e Teatrit Kombëtar me shumë gjasa ka ndodhur për shkak të ndërtimit të kullave që janë projektuar të ngrihen në pjesën e pasme të tij.
I ftuar në emisionin “Në Fokus” në TVT, Bojaxhi theksoi se prishja e këtij teatri dhe krijimi i identiteteve të reja nuk janë identitete që shoqëria i sheh si frymëzuese apo inspiruese, por sipas tij, janë thjeshtë identitete pazaresh ordinere.
“Në rastin më të mirë është një kryeministër që është fiksuar të rrezojë atë godinë dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë për t’a rrezuar dhe rasti më i keq është pazari ordiner për ato ndërtesa dhe ato kulla që do të bëhet nga mbrapa teatrit, të cilat janë mbase arsyeja kryesore që teatri u prish”, tha ai.
Sipas tij, identiteti i Tiranës nuk po ndryshohet nga një moral i shëndetëshëm politik dhe shoqëror, por po ndryshohet nga një imoralitet ekonomik dhe politik.
“Kjo është më e rrezikshme se sa të kemi një ideologji të majtë apo të djathtë për ta çuar vendin përpara. Pasi këto ideologji i kanë ca kollona dhe parametra ku ti mund ti kundërshtosh apo artikulosh. Kurse kjo ideologji që është sot është thjeshtë një ideologji hajdutësh. Teatri i ri që duan të ndërtojnë këta, do shkatërrojë atë harmoni që ka ai shesh me ato ministri dhe godina publike që e rrethojnë”, tha Bojaxhi.
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Open”, ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.E pyetur nga moderator...
SHKODËR – “Stop” është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka grua...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka folur për reagimin e ndërkombëtarëve pas prishjes së Teatrit Kombëtar, dy ditë më parë.Në fjalën e tij në studion e ...
Kjo është historia e trishtë e Hafiz Sabri Koçit, kryetari i parë i KMSH pas rënies së komunizmit, një prej besimtarëve myslimanë, i rritur jetim që luft...
2 000 lekëshi rezulton të jetë kartmonedha që është falsfikuar më shpesh gjatë vitit 2019. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, falsifikatorët kanë qenë më t...
ITALI– Argit Turshilla, shqiptari nga Dibra, është dënuar me 23 vite burg për vrasje dhe grabitje nga gjykata e Santa Maria Capua Vetere në provincën e Campania...
GJERMANI– Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine” i ka dedikuar një artikull prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, dy ditë më parë. Në artikull, ...
BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar foton e dy të dyshuarve kryesore për vrasjen e Grineo Dakos, më korrik të vitit 2019. Në kërkim janë shpallur: J...
TIRANË– Aktori Ervin Bejleri ka treguar se është kërcënuar pas publikimit të videos së tij të përplasjes me Policinë e Shtetit.I ftuar në edicionin e lajme...