Politike

Basha: Tryeza e Këshillit Politik nuk ka asnjë pikë kuptimi sot, ne nuk mund të jemi fasadë

19 Maj 2020, 20:21 Nga DOSJA
Basha: Tryeza e Këshillit Politik nuk ka asnjë pikë kuptimi sot,

TIRANË– I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se problemi zgjidhet duke çrrënjosur sistemin dhe mënyra është duke u garantuar standarde zgjedhore, për t’i çuar shqiptarët te kutia e votimit, se ndryshimi me votë vjen.

Basha shtoi se tryeza e këshillit politik nuk ka asnjë kuptimi dhe se opozita nuk mund të bëhet fasadë.

Basha: Vlerësoj taktikat për aksioni opozitar dhe pres sugjerime në këtë drejtim. Çfarë do të kishte ndodhur po të mos kishim protestuar ne me Artirin? Sigurisht që jo! A do të kishte rezistuar kaq gjatë Teatri nëse nuk do të mbështetej nga ne? Le të përgjigjen aktorët që kanë qenë aty në korrik. 

Opozita nuk është repart zjarrfikës dhe as mbrojtës objektesh. Qëndresa jonë përkrah njerëzish ka qenë për t;i mbështetur dhe për tu dhënë zemër njerëzve, ashtu si te Artiri që jemi përballur edhe trupat tanë në një natë dimri kur FNSH barbare e Sandër Lleshaj dhunoi djemtë dhe gratë e PD-së, të cilët i mbajti dhe i arrestoi e i ndoqi penalisht. 

Jam krenar që e kemi bërë këtë, pasi ne jemi një opozitë e shqiptarëve dhe jo e kalkulimeve politike. Prandaj dogjëm edhe mandatet që të ishim me qytetartë. Ky problem nuk zgjidhet vetëm te sheshi i Teatrit. Ky problem zgjidhet duke çrrënjosur këtë sistem dhe mënyra është duke u garantuar standarde zgjedhore, për t’i çuar shqiptarët te kutia e votimit, se ndryshimi me votë vjen. Me votë ndryshoi edhe diktatura.

Ajo tryezë nuk ka asnjë pikë kuptimi sot, pasi është hedhur në erë nga Edi Rama, pasi i trembet reformës zgjedhore, ashtu sikurse i trembet reformës në drejtësi, pasi i futen në burg gjysma e kabinetit. Ajo tryezë nuk ka asnjë vlerë dhe prandaj opozita të hënë refuzoi të shkojë. Nuk mund të jemi fasadë sepse morën përgjegjësi për këtë proces për tu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës. 

Marrë nga Oranews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll