Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, ministrja Margariti bën lojra fjalësh ‘live’: S’futem në teknalitete, por kush

19 Maj 2020, 19:34 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, ministrja Margariti bën lojra fjalësh

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Open” ka bërë lojë fjalësh kur u pyet nga moderatorja Eni Vasili nëse ka pasur dijeni për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

E pyetur për ndjesitë për prishjen e godinës, Margariti ka injoruar pyetjen duke folur për një tjetër episode.

PJESË NGA BISEDA:

Elva Margariti: Kisha një shije jo të mirë. Isha në një mbledhje të rëndësishme kur pashë pamjet e punonjësve që po merrnin sendet me vlerë disa kohë më parë. Askush nuk më pyeti atëherë çfarë ndjesijë kisha atëherë. Nuk e kuptoj pse akush nuk më pyeti për punonjëset që u dhunuan sepse po merrnin ato sende që sot pretendohet se kanë humbur.

Eni Vasili: E kuptoj ndjesinë tuaj atëherë, po për pamjet tani…?

Elva Margariti:Nuk më pëlqen konflikti dhe nuk më la shije të mirë si çdo qytetare.

Eni Vasili: A keni qënë në dijeni të prishjes?

Elva Margariti: A kam qënë në dijeni? Nuk futem në teknalitete.

Eni Vasili: Pra keni patur dijeni?

Elva Margariti: Nuk e thashë këtë gjë.

Eni Vasili: Pra keni pasur dijeni.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elva margariti shembet teatri kombetar elva margariti shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll