Politike

Basha: Rama dhe Veliaj pengje të krimit dhe pazareve të pista, t’i ndëshkojmë

19 Maj 2020, 20:16 Nga DOSJA
Basha: Rama dhe Veliaj pengje të krimit dhe pazareve të pista,

TIRANË– Në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora, kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas tij, këta dy persona në pushtet janë pengje të krimit dhe të pazareve të pista.

Lulzim Basha: Këta dy janë pengje të oligarkisë, të krimit, pengje të pazareve të pista. E mbani mend projektin Fusha. Një kompani klientë të bashkisë dhe qeverisë, një prokuror të Tiranës që mbylli çështjen e Ardit Gjoklës. Një klan mafioz droge, Suleman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Këta janë nga ata partnerë që kur iu merr kaparin dhe nuk ju bën punë të fusin plumbin. Është një qeveri, një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafies.

Referuar reagimeve të qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Basha tha se shqiptarët janë bashkuar dhe tani i takon opozitës ti udhëheqim në këtë  rrugëtim.

Lulzim Basha: Tani ka një bashkim të madh, ka një zgjim të madh. Unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos merremi me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët te realizojmë rrugën përpara. Si që të mos ketë një Ramë dhe Veliaj tjetër.  Gjithë shqiptarët duhet të gjejnë kurajën për të qëndruar siç qëndroi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit 27 muaj. Opozita do të qëndrojë në krah të tyre. Kalimi i kësaj vije të kuqe, po sjell bashkimin e madh të shqiptarëve dhe Na takon ne si opozitë bashke me  aleancën ti udhëheqim në këtë  rrugëtim.  

Basha: Është koha që të kthejmë faqen dhe jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën dhe shërbëtorët e tij

Edhe në media europiane edhe  institucionet europiane kanë folur sot dhe dje me mesazhe shumë të qarta. Eshtë e dhimbshme që të humbë një sakrificë e tillë  Eshtë e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu. Dhe jam dakord  që ky është një çmim shumë i lartë për t’u paguar, për të ndërgjegjësuar dhe vetëdijesuar Bashkimin Europian që kemi te bëjmë me një autokraci, me një kakistokraci. 

Po ky është çmimi i një beteje të cilin kemi 7 vite që e paguajmë. Imagjino si do të ndiheshin në vendin tim ku për vite me radhe denoncoje të keqen dhe në vend që të arrije vetëdijesim dhe veprim, për shkak të vendosjes së stabilitetit mbi demokracinë shikoheshim ne si delja e zezë, shikoheshim ne si problem dhe jo ata që sollën kriminelët në Parlament, jo ata që e mbushën vendin me drogë, jo ata që shkatërruan ekonominë dhe vendet e punës, që çuan 500 mijë veta në azil që ia nxinë faqen Shqipërisë. Që siç e di fare mirë imazhi i bashkatdhetarëve të mi, i qindra mijëra bashkatdhetarëve të mi të ndershëm është nxirë dukë përfshirë  në vendet ku ndodhesh ti (Hollandw) dhe në vende të tjera për shkak të veprimeve të kësaj qeverie. 

Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’I ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’I ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar.

Marrë nga Oranews

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj lulzim basha edi rama erion veliaj lulzim basha

Sondazh

Poll