Sport

Michael Jordan adhurohet edhe sot, atletet e tij shiten në ankand për një çmim rekord

19 Maj 2020, 08:58 Nga DOSJA

SHBA-Adhurimi i njerzëve për Michael Jordan është aq i madh edhe sot e kësaj dite sa ka nga ata sportdashës të basketbollit që mund të bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm për të veshur një palë atlete të legjendës amerikane. Një palë atlete të veshura nga Michael Jordan në kohët e arta kur luante për Chicago Bulls, pikërisht në vitin e largët 1985 janë shitur.

Atletet u shitën tre herë më shumë se çmimi i prashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas Sotheby’s. Dhjetë persona nga e gjithë bota garuan për të blerë atletet e Jordan që u shitën për 560.000 dollarë në një ankand në internet. Nike Air Jordan 1, që u veshën nga basketbollisti gjatë periudhës kur luante me Chicago Bulls, pritej të shiteshin 100.000 deri në 150.000 dollarë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një palë atlete të Nikë të vitit 1972 që u shitën për 437.500.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basketbollisti amerikan chicago bulls michael jordan basketbollisti amerikan chicago bulls michael jordan

Sondazh

Poll