Sport

Ka 6 të vdekur nga koronavirusi, shteti europian mbyll përfundimisht futbollin

18 Maj 2020, 19:30 Nga DOSJA
Ka 6 të vdekur nga koronavirusi, shteti europian mbyll përfundimisht

Në Maltë 6 viktima të koronavirusit mjaftojnë për të mbyllur futbollin për këtë sezon. Ky shtet i vogël ka vetëm 6 të vdekur në 2 muaj, shumë pak krahasuar me vendet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë apo Kosovën, por vendimi tashmë është marrë.

“Sezoni i Premier Leagues dhe Kupës për sezonin 2019-20 mbyllet me kaq. Për të arritur në këtë vendim, komiteti ka marrë parasysh disa raste: frikën për shëndetin dhe kushtet në stadiume, pozicionin e 14 klubeve në kampionat dhe pozicionimin e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve. Kemi marrë në konsideratë dhe anën financiare të klubeve dhe jemi bazuar te bazat e UEFA-s”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të Federatës vendëse.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll malta coronavirus futboll malta

Sondazh

Poll