Sport

FOTO+VIDEO/ Grushte dhe parrulla, ““Mbyti komunistët, mbyte Beogradin”, ja çfarë bënë tifozët e Tiranës te protesta

18 Maj 2020, 19:55 Nga DOSJA

TIRANË-Për rreth tre orë, artistë, qytetarë dhe opozita protestuan në mënyrë paqësore për Teatrin Kombëtar, i cili u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit.

Gjatë gjithë tubimit, i cili zgjati 3 orë, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ndërsa nuk munguan thirrjet “Poshtë diktatura!”

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, por pati disa incidente të vogla, që nga artistët u konsideruan si provokime.

Edhe pse tubimi pati mbështetjen e opozitës, nuk pati asnjë fjalim politik.

Ndërkohë në fotot e protestës paqësore u panë edhe tifozët e Tiranës, kryetari i grupimit “Fanatics”, Mariglen Burreli siç shihet në  foto duket duke u përleshur me një person,ndërsa mbrapa tij qëndrojnë anëtarët e tjerë të këtij grupimi.

Kryetari i grupimit “Fanatics”, Mariglen Burreli

Ndërkohë edhe grupimi tjetër i Tiranës “Capital Crew”, të cilët si grupim janë dënuar nga Federata për të mos shkelur në stadium pas disa flakadanëve të cilët do të godisnin tifozët e Partizanit në një derbi gjë që nuk u arrit. Në një video të postuar një numër jo i pakët tifozësh dërgjohen në kor duke bërtitur “Tirona dhe mbyti komunistët”. Për më shumë ndiqini videon:

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grupimi fanatics teatri tifozet e tiranes grupimi fanatics teatri tifozet e tiranes

Sondazh

Poll