Sport

Joao Felix: Nuk jam unë pasardhësi i Ronaldos, por vëllai im

18 Maj 2020, 20:10 Nga DOSJA
Joao Felix: Nuk jam unë pasardhësi i Ronaldos, por vëllai im

Prej një viti thuhet se pasardhësi i legjendës Cristiano Ronaldo në Portugali është Joao Felix, por ai vetë ka një mendim tjetër. Sipas sulmuesit të Atletico Madrid-it, vëllai i tij është më i mirë.

Felix mendon se Hugo mund të jetë lojtari i së ardhmes portugeze. Joao ka një marrëdhënie shumë të veçantë me të dhe madje ka festuar dhe një gol të shënuar në Europë me Hugon.

“Hugo bën gjëra që unë nuk mund t’i bëja në moshën e tij. Sipas meje, ai mund të jetë djaloshi i artë i Portugalisë në vitet e ardhshme. Nëse gjithçka shkon mirë, do të luajë te Benfica A”, – është shprehur Felix.

Hugo aktualisht është pjesë e akademisë së ekipit portugez dhe duket se do të vazhdojë rrugën e vëllait të tij. Nëse është vërtet kështu, imagjinoni brezin e ardhshëm të Portugalisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hugo joao felix portugalia hugo joao felix portugalia

Sondazh

Poll