Aktualitet

“A ju q****a motrën”/ Shpërtheu ndaj efektivëve të policisë kur po prishej Teatri, kërkon ndjesë Ervin Bejleri: S

19 Maj 2020, 13:25 Nga DOSJA
“A ju q****a motrën”/ Shpërtheu ndaj efektivëve

TIRANË– Aktori Ervin Bejleri i ka kërkuar ndjesë efektivëve të Policisë për fyerjet që drejtoi ndaj tyre, dy ditë më parë gjatë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Bejleri u shpreh se të gjitha fyerjet i drejtoheshin politikanëve dhe jo ‘bluve’ të vendit.

“Për ju moshatarët e mi të veshur me uniformë: Jeni të stevitur, jeni të mësuar që ndaj çdo provokimi të jeni gjakftohtë. Por unë fatkeqësisht jo. Sepse sot u sulmua në mënyrë barbare shtëpia ime. Ju ishit në detyrë, por edhe unë isha në shtëpi. E ju nuk më latë ti jepja të paktën lamtumirën që meritonte. E megjithatë ju FAL . Siç edhe ju kërkoj NDJESË për çdo fyerje ndaj jush. Por nuk ishte për ju po për ata që luajnë me ne. Me ju dhe me mua. Shpresoj sinqerisht që ata që janë fyer të më kuptojnë,”-shkruan aktori.

Në një video të siguruar nga Dosja.al, aktori dëgjohet teksa thotë: “A ju q****a motrën ju q****a. Nuk keni shanse brenda, do ju q* robt by******t. Mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”.

Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin bejleri shoqerohet ervin bejleri ervin bejleri shoqerohet ervin bejleri

Sondazh

Poll