Bota

‘Shpreh simpati dhe mirëkuptim për protestuesit’ Vjosa Osmani reagon për Teatrin Kombëtar: Nuk ndihem mirë për shkatë

18 Maj 2020, 20:03 Nga DOSJA
‘Shpreh simpati dhe mirëkuptim për protestuesit’ Vjosa

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ditën e sotme pas mbledhjes  së kryesisë ka dalë në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera ka folur edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Ajo ka shprehur mirëkuptim për qytetarët dhe aktivistët që po protestojnë për shkatërrimin e teatrit kombëtar duke shtuar se nuk po flet si një person në detyrë por si një artdashëse dhe qyetare e thjeshtë. Gjithashtu Osmani ka thënë se prishja e teatrit e ka bërë të ndihet keq, pasi ajo vet ka shijuar dhjetëra shfaqje brenda tij.

 “Si parim unë nuk parapëlqej të ndërhyjë në zvillimet e shteteve të tjera, por tani nuk po flas si kryetare e kuvendit por si dashamirëse e artit dhe kulturës që e kam vizituar shumë shpesh teatrit kombëtar, dua të shpreh mirëkuptim  dhe simpatinë time për të gjithë ata që kanë protestuar kundër teatrit kombëtar dhe që ndjerë keq pqe rrënimin e saj. Nuk është moment që na ka bërë të ndihemi mirë pasi ne kemi shijuar artin brenda asaj ndërtese dhe bashkëndjej me secilin qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe me  çdo qytetar tjetër që e kanë kundërshtuar një vendim të tillë. Gjithsesi unë e kam të pamundër të bëj vlerëzim të procedurave për shembjen e tij.” Tha Vjosa Osmani.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shembja e tk vjosa osmani shembja e tk vjosa osmani

Sondazh

Poll