Sport

Mino Raiola tregon me ironi pse Haaland nuk shkoi te Juventusi në janar

18 Maj 2020, 16:26 Nga DOSJA
Mino Raiola tregon me ironi pse Haaland nuk shkoi te Juventusi në janar

Juventusi nuk i respekton sa duhet talentet. Ky është mendimi i agjentit të Erling Haaland-it, Mino Raiola. I pyetur pse nuk zgjodhi ta kalonte sulmuesin në radhët e “Zonjës së vjetër”, ai është shprehur se kampionët e Italisë mund ta çonin te skuadra e U-23.

Juventusi ishte në garë së bashku me Dortmundin, skuadrën aktuale të norvegjezit, në merkaton e janarit. Klubi gjerman u tregua më i shpejtë dhe e bindi për t’u transferuar në “Signal-Iduna Park”.

“Pse Haaland nuk shkoi te Juventusi? Ata do ta fusnin atë te skuadra U-23”, – është shprehur së fundmi Raiola për La Repubblica. Një goditje e fortë e tij për drejtuesit bardhezi, edhe pse atje ka një tjetër lojtar të tijin, Matthijs de Ligt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll haaland raiola futboll haaland raiola

Sondazh

Poll