Sport

UEFA heq dorë nga afati fillestar, shtyn mbledhjen e ardhshme prej presionit të qeverive

18 Maj 2020, 17:50 Nga DOSJA
UEFA heq dorë nga afati fillestar, shtyn mbledhjen e ardhshme prej

Mbledhja e UEFA-s e programuar për më 27 maj shtyhet më 17 qershor. Ashtu si ishte lajmëruar ditët e shkuara, shtëpia e futbollit europian ka vendosur që të mos lërë më një kufi për të dorëzuar kalendaret dhe kjo vjen pasi 25 maji nuk mund të respektohet.

Arsyeja është e thjeshtë. Shumë shtete ende nuk kanë menduar për futbollin dhe rihapjen e tij. Data e re e Komitetit Ekzekutiv do të jetë 17 qershori dhe në këtë mënyrë federatat kanë kohë për të dorëzuar dokumentacionet dhe vendimet e tyre.

Kjo shtyrje nga 25 maji deri në qershor ka ardhur, edhe sepse qeveritë kanë kërkuar kohë për futbollin dhe jo një kufi, pasi do të shtynin federatat për t’i dhënë fund sezonit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionatet uefa vendimi kampionatet uefa vendimi

Sondazh

Poll