Aktualitet

Përplasjet me Policinë/ Dalin para gjykatës 4 nga 7 protestuesit e ndaluar për dhunën tek Teatri (EMRAT)

19 Maj 2020, 08:57 Nga DOSJA
Përplasjet me Policinë/ Dalin para gjykatës 4 nga 7 protestuesit

TIRANË- Dy ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe përplasjeve të aktivistëve me Policinë e Shtetit, pritet të dalin sot për t’u njohur me masën e sigurisë protestuesit e ndaluar. Seanca pritet të nisë rreth orës 11:00 dhe para gjykatës do të dalin të ndaluarit:

Ermal Shkalla

Sabri Mekollari

Xhevdet Nela

Pjetër Hasaj

Ata janë 4 nga 7 të ndaluarit e të dielës, ku policia u përplas me protestuesit që kundërshtuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Bashkë me ta, është ndaluar edhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili duket se do të dalë para gjykatës në një seancë tjetër. Nga ana tjetër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në solidaritet të të ndaluarve tek dera e gjykatës.

“Sot dalin në gjyq disa nga protestuesit për mbrojtjen e Teatrit që u ndaluan nga policia më 17 maj. Në orën 11 qytetarët janë të ftuar të jenë në derën e Gjykatës.”,-njofton AMT. 

Ky grupim ka organizuar edhe një tjetër protestë që pritet të zhvillohet nesër në orën 17:30.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet per teatrin gjykata e tiranes shembet teatri kombetar arrestimet per teatrin gjykata e tiranes shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll