Aktualitet

Kapen me 50 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, në hetim dy shoferët e kamionëve

19 Maj 2020, 06:39 Nga DOSJA
Kapen me 50 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit,

Durrës- Policia kufitare në Durrës ka sekuestruar 50 mijë euro, të cilat nuk u deklaruan nga dy shoferë kamionësh. Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë B.S 49-vjeç, pasi u kap me 30 mijë euro të deklaruara dhe një shofer malazez, N. L. 45-vjeç. Ky i fundit u kap me 20 mijë euro të padeklaruara.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia Kufitare parandalon dhe godet dy raste të mosdeklarimit  të të hollave në kufi. Sekuestrohen 50.000 euro

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas. Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Po nga strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 50 mijë euro në portin e durrësit procedohen dy shoferët kapen 50 mijë euro në portin e durrësit procedohen dy shoferët

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 20:19

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga megaoperacioni që është zhvilluar në Rinas, nga policia lokale në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën...