Politike

Veliaj vë në gadishmëri stafin për t’i thurur live lëvdata, komenti që e nxorri zbuluar

29 Mars 2019, 09:55 Nga DOSJA
Veliaj vë në gadishmëri stafin për t’i thurur live

Tiranë- Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte dje i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Videon e emisionit ai e kishte live edhe në Facebook-un e tij, që nga ana tjetër kishte mobilizuar stafin e bashkisë dhe qytetarë të tjerë që të komentonin pro kreut të bashkisë. 

Nuk munguan sharjet për Blendi Fevziun dhe lëvdatat ndaj Veliajt në këtë komente. (lexo këtu)

Një prej komentuesve ka qenë edhe Albjona Sinaj e cila ka shkruar në koment: “Lali Eri je zvelto, nuk e kam parë ndonjëherë kaq pak të arsyetur në pyetje dhe arguemente fantomasin, ja dogje llambën fare”.

Kush është Albjona (Albiola) Sinaj? Rezulton se ajo është pjesë e administratës të Bashkisë Tiranë dhe kjo duket qartë edhe në foton e mëposhtme. 

 

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albjona (albiola) sinaj erion veliaj lavdatat ndaj veliajt albjona (albiola) sinaj erion veliaj lavdatat ndaj veliajt

Sondazh

Poll