Aktualitet

FOTO/Rudina Xhunga: S’dola në protestë se kisha frikë se më rrihte policia edhe militantët

19 Maj 2020, 05:35 Nga DOSJA
FOTO/Rudina Xhunga: S’dola në protestë se kisha frikë se

Tiranë- Gazetarja Rudina Xhunga nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale është shprehur se nuk mori pjesë në protestën e djeshme, pasi kishte frikë se mund ta dhunonin. Teksa ka diskutuar me qytetarët në Instagram për prishjen e Teatrit Kombëtar, ajo ka treguar se nuk mund të bëhet pjesë e një proteste kur rrihesh nga policia apo militantët se ke mendim ndryshe.

“Nuk ishte protestë. Nuk do të shkoj kurrë në një protestë, mban një shishe ujë në dorë dhe rrihesh se ke mendim ndryshe. Nga policia nga militantët, nga dreqi, nga biri.”, shprehet Xhunga.

Qindra qyetetarë protestuan pasditen e djeshme për 2 orë e gjysmë para Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës u lënduan dy persona. Basha, Kryemadhi e Berisha ishin të pranishëm në protestë, por të ndarë dhe nuk mbajtën asnjë fjalin.  Tubimi i radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.

 J.V/F.G/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protestë për shembjen e teatri kombëtar rudina xhunga protestë për shembjen e teatri kombëtar rudina xhunga

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 20:19

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga megaoperacioni që është zhvilluar në Rinas, nga policia lokale në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën...