Aktualitet

“Policia ishte nisur për gjak”, Bushati debat të ashpër me Nanon: Ishin falangat fashiste të Edi Ramës. Analisti: Kush

19 Maj 2020, 06:23 Nga DOSJA
“Policia ishte nisur për gjak”, Bushati debat të

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme analistët Andi Bushati dhe Mustafa Nano janë përplasur për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati e Nani ndan bindjen e kudnërta për operacionin e policisë, por dhe për rrënimin e godinës.

Për Bushatin efektivët e policisë që ndërhyn te Teatri ishin falanga fashiste të kryeministrit Rama dhe shtoi se ata ishin nisur për gjak kur u futën natën në ndërtesë.

Ata ishin nisur për gjak. Ishin nisur për gjakun që pamë aty. Ishin pa numra. Ishin falangat fashiste të Edi Ramës. Studentin e shkëlqyer të arteve e shtrinë në tokë. Alfred Lelën e e godiste një polic civil i paidentifikuar”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër analisti Mustafa Nano u shpreh se Policia ka gabuar dhe ka bërë një sjellje shqiptarçe e shtoi se nuk besonte se mund të ishin urdhëruar nga Rama.

“Ishte një sjellje shqiptarçe. Një sjellje e shtetit për të poshtëruar ata që qëndronin atje. Ishte komplet e panevojshme. Kjo është sjellja e Edi Ramës. Pse të bëhej në 4 të mëngjesit. Unë prisja nga Edi Rama që ta bënte në orën 12 të ditës, t’i merrte ata prej leckash e ti nxirrnin jashtë. Duket sikur ai që e ka urdhëruar ka qenë i dehur ose i droguar”, tha Nano.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati mustafa nano protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar andi bushati mustafa nano protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 20:19

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga megaoperacioni që është zhvilluar në Rinas, nga policia lokale në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën...