Politike

‘A do ngrihen kulla apo jo?’/ Arbjan Mazniku ‘zbërthehet’ gjatë debatit me Bushatin: Plani urbanistik na e lejon…

18 Maj 2020, 21:12 Nga DOSJA
‘A do ngrihen kulla apo jo?’/ Arbjan Mazniku

TIRANË– Zv.kryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka pranuar se në zonën pas Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla.

Gjatë një debati në studion e “Open” me analistin Andi Bushati, ai ka pranuar se pas tokës së Teatrit është e lejuar nga plani urbanistik ndërtimi i kullave.

PJESË NGA EMISIONI:

Eni Vasili: A do ngrihen kulla pas Teatrit Kombëtar apo jo?

Mazniku: Do të ndërtohet Teatri. Dhe në pjesën tjetër do të ndërtohen ose jo gjëra të tjera. S’ka të bëjë fare me Teatrin do ndërtohen kulla apo jo.

Bushati: T’i fle në dhomë hoteli me Fushën.

Mazniku: Secili prej nesh është përgjegjës për veten e vet.

Bushati:Mua ma ka thënë Veliaj në sy që nuk do ketë ndërtime në zonën historike të Tiranës.

Mazniku: Ke thënë sot ka katër fakte të pavërteta.

Bushati: Po mor po. Gënjeshtrat e tua kushtojnë para, të miat i prishin pak humorin. Doni të jepni 8 kulla. Po lërë tani kush i ha ato.

Mazniku: Plani urbanistik cakton atë që lejohet të ndërtohet. Plani për zonën pas Teatrit është i caktuar por nuk e detyron që të bëhet. Në truallin e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet vetëm Teatër Kombëtar. Në pjesën tjetër të Tiranës mund të ndërtohet çfarë do. Mund të ndërtohen parqe, apo biznese. Zona pas teatrit është njësoj si e gjithë zona tjetër e Tiranës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati arbjan mazniku kullat tek teatri kombetar shembet teatri kombetar andi bushati arbjan mazniku kullat tek teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll