Politike

‘A kishte leje për prishjen e godinës?’/ Zv.kryebashkiaku Mazniku përplaset me avokatin Lapaj: Jemi ne pronari i

18 Maj 2020, 21:07 Nga DOSJA
‘A kishte leje për prishjen e godinës?’/ Zv.kryebashkiaku

TIRANË– Zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave pas tij.

I pyetur për inspektimin e Institutit të Ndërtimit, Mazniku u shpreh se e respektonte raportin e tyre për godinën e Teatrit. Gjithashtu, zv.kryetari i Bashkisë është shprehur se Bashkia e ka marrë lejen për prishjen e godinës dhe se ende nuk është vendosur për prishjen e kullave.

PJESË NGA BISEDA:

Eni Vasili: Kishte dalë leja për prishjen e godinës?

Mazniku: Po sigurisht. Ka një leje për prishjen. Enti pronar është Bashkia Tiranë, nuk është Teatri Kombëtar.

Adriatik Lapaj: E dini që rekomandimi i IN, është marrë nga një grup pune që nuk ka bërë inspektim në terren?

Mazniku: Është institucion i Shqipërisë. Unë e dyshoj që ajo që thoni ju që është akt zyrtar. Instituti i Ndërtimit është serioz.

Adriatik Lapaj: Tre nga këta ekspertë nuk kanë shkuar në godinë. Shtetasi Artus Hasantare, Olsi Nunak, dhe Elbarina Kolaj nuk kanë qënë në akt ekspertimi.

Mazniku: Kam një problem me njerëz që lexojnë dokumenta me copa. Përgjigja thotë se: IN ka bërë akt ekspertimi të thelluar. Ata kanë qënë.

Adriatik Lapaj: Ata nuk kanë qënë në terren. Instituti i Ndërtimit, e bën si institucion dhe e firmos vetëm përgjegjësi?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik lapaj arbjan mazniku adriatik lapaj arbjan mazniku

Sondazh

Poll