Aktualitet

ME VIDEO/ OFL-ja zbarkon në Kukës, katër persona të kërkuar nga Interpoli vihen në pranga, policia blindon vendin

18 Maj 2020, 20:13 Nga DOSJA
ME VIDEO/ OFL-ja zbarkon në Kukës, katër persona të

KUKËS– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Kukësit, ku ka vënë në pranga katër persona.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, furgonat e policisë kanë zbarkuar një ditë më parë në Kukës, ku është zhvilluar një operacion.

Katër furgona dhe dy automjete ndodhen të rreshtuar në një nga rrugët e KUkësit, ku është kryer edhe arrestimi i bujshëm.

Dosja.al, mëson gjithashtu, se katër personat e vënë në pranga janë nga Kukësi dhe dyshohet se ishin shpallur në kërkim nga Interpol. Ndërkohë ende nuk janë zbardhur identetet e tyre apo veprat penale, për të cilat akuzohen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes ofl ne kukes kukes ofl ne kukes

Sondazh

Poll