Aktualitet

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Aktori Helidon Fino tregon detaje nga vitet në skenë: Kam interpretuar në -4 gradë, ka qënë j

18 Maj 2020, 19:44 Nga DOSJA
Prishja e Teatrit Kombëtar/ Aktori Helidon Fino tregon detaje nga vitet

TIRANË– Aktori Helidon Fino ka folur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme. Në fjalën e tij, Fino u shpreh se godina e teatrit ishte jofunksionale por që nuk ishte për prishje por për rindërtim.

“Edhe kur kemi qënë në mbledhjen e parë, në një takim të madh. Kur kemi mendime të ndryshme, nuk mund të themi o me mua, o kundër meje. Unë e kam thënë që në fillim, unë edhe kur më kanë pyetur, kam thënë nuk e pranoj si koncept prishjen. Unë jam për ndërtim dhe rindërim. Por unë kam interpretuar në -4 dhe 40 gradë. Lotët e gjithkujt i mbeten individit. Nuk kam ndërmend të shprehem këtu. Ka qënë jofunksional. I njoh çdo centimetër. Unë nuk e di dhe nuk marr përsipër që të flas për ligjet. Dua të them vetëm një gjë. Shoferi i Topit më pyeti për prishjen e Teatrit, dhe më tha s’kam qënë ndonjëherë në Teatër. Dua të them që të gjithë në këtë debat, mos të marri përsipër njëri që të flasë,”-tha aktori.

Më pas, i pyetur për një koment për pamjet e të dielës, Fino u shpreh se kishte pasur një ndjesi por ishte e tija personale.

“Unë respektoj çdo protestë dhe kërkesë. Dhe mirëkuptoj këdo që mban qëndrimin e tij. Unë pata një ndjeshmëri për godinën. Në ndjeshmërinë tim personale, janë kundër prishjes dhe humbjeve. Kjo është e imja personale. Unë kam shumë ndjeshmëri,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helidon fino shembet teatri kombetar helidon fino shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll